PISHINA DHE SPA QENDRAT

Kërkohen njohuri profesionale për të plotësuar të gjitha kërkesat aktuale për ndërtimin e pishinave dhe spa qendrave. Kjo ka një ndikim në projektimin teknik si dhe në vendosjen e pllakave qeramike ose gurit natyror dhe kërkon një planifikim të rëndësishëm: standarde dhe udhëzime, klasën e ekspozimit ndaj lagështirës, ​​ndërtimin e pishinës, vënia e punës fillestare, pastrimin, etj. Ceresit mbështet planifikimin dhe ekzekutimin me një gamë të gjerë produktesh miqësore për përdoruesit dhe broshurat e detajuara të sistemit – zgjidhje që ofrojnë sigurinë më të lartë të mundshme për pronarët, arkitektët dhe kontraktorët.

HAP PAS HAPI

HAPI 1: PËRGATITJA E NËNSHTRESËS

Para se të fillohet me vendosjen e pllakave në pishina, bëhet një analizë kimike e ujit për të përcaktuar llojin e ujit që do të përdoret në pishinë, në mënyrë që të bëhet një përzgjedhje adekuate e materialeve të ndërtimit. Është e nevojshme të përcaktohet pozicioni dhe dimensionet e diletacioneve të ndryshme të zgjerimit dhe ndërtimit që duhet të mbyllen. Është e rëndësishme të sigurohet që hidroizolimi të jetë instaluar siç duhet. Përpara se të ndërmerrni hapa të mëtejshëm, kontrolloni që shtresa dhe nënshtresa të jenë mjaftueshëm të thata.

HAPI 2: HIDROIZOLIMI

Tek hidroizolimi i një pishine, është thelbësore të respektohen rregullat për ndërtimin e pishinës. Produktet që do të përdoren kërkojnë konfirmimin e përshtatshmërisë dhe një certifikatë të lëshuar nga autoritetet e ndërtimit. Konfirmimi i përshtatshmërisë mund të sigurohet nga një Vlerësim Teknik Evropian (ETA). Ceresit ofron produkte të papërshkueshme nga uji që vendosen nën pllaka qeramike në kombinim me ngjitësin. Kjo paraqet një sukses të provuar për hidroizolimin e pishinave.

HAPI 3: VENDOSJA E PLLAKAVE QERAMIKE

Kur ndërtoni një pishinë, shumë gjëra varen nga zgjedhja e duhur e materialeve. Kjo veçanërisht vlen për sistemet hidroizoluese dhe produktet e pllakave, të cilat kërkojnë certifikim nga autoritetet kombëtare të ndërtimit ose nga Departamenti Teknik Evropian. Ceresit garanton sigurinë dhe cilësinë e lartë të zgjidhjeve të sistemit që janë në gjendje të plotësojnë një gamë të tërë kërkesash - për vetë pishinën, hapësirat me lagështi dhe hapësirat e thata.

HAPI 4: APLIKIMI I FUGË MASËS

Pas përzierjes, fuga mund të aplikohet me ndihmën e një mistrie të përshtatshme. Me ndihmën e saj, është e nevojshme të shtypni fugën midis pllakave qeramike, derisa zgavrat të mbushen dhe derisa të përafrohet me nënshtresën. Pas kësaj, pjesa tjetër e mbetur e fugave hiqet nga pllakat qeramike duke përdorur skajin e mistris në një kënd prej 90°. Është e nevojshme të bëhen lëvizje diagonale në mënyrë që të hiqet fuga e panevojshme sa më shumë pa e tërhequr fugën që ndodhet midis pllakave qeramike. Për të përftuar një pamje uniforme, estetike dhe për të mundësuar pastrim të lehtë, para larjes duhet të lihet për ca kohë fuga në mënyrë që të ngurtësohet.