Skip to Content

Mirë Se Vini Në Shtëpi

On the photo you can see two female volunteers building home in context of social responsibility program called Welcome Home that is organized by Henkel's Construction Business Unit.

Një shtëpi e sigurt është jetike për ndërprerjen e  zinxhirit të varfërisë dhe për të hedhur themelet për ndërtimin e një jete më të mirë. Fal mbështetjes financiare të Fondacionit Fritz Henkel, ne mbështesim familjet në nevojë për të rinovuar shtëpitë, shkollat ose lagjet e tyre.

Që nga projekti ynë i parë vullnetar në 2016, ne kemi arritur si vijon:

  • 15 projekte
  • 10 shtete
  • Më shumë se 750 ditë vullnetare të punonjësve të Henkel
  • Pjesëmarrja e më shumë se 350 punonjësve të Henkel
  • Puna jonë rinovuese, ka patur ndikim në mijera jetë në të gjithe globin.

Reduktimi I Substancave Të Dëmshme

Various tubes togther with some plants on the laboratory table

Shëndeti dhe mirëqenia e mjeshtërve tanë dhe pronarëve të shtëpive, janë të rëndësishëm për ne. Ne sigurohemi që kur ata përdorin produktet tona sipas udhëzimeve,  të jenë të sigurt  dhe të zbatojnë rregullat përkatëse. Në Ceresit, ne marrim përgjegjësinë për identifikimin dhe zëvendësimin në mënyrë aktive të substancave të dëmshme në produktet tona dhe po punojmë për të zhvilluar teknologji të reja, duke nxitur sigurinë dhe transparencën në zinxhirin e vlerës. Përmes zgjidhjeve tona me një përmbajtje të ulët të përbërjeve organike të paqëndrueshme dhe një sasi të vogël pluhuri, ne po zhvillojmë vazhdimisht produkte për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë. Ceresit përpiqet të sigurojë performancën më të mirë në mënyrën më të sigurt të mundshme.

Produktet Me Emetim Shumë Të Ulët

Ceresit LP Sustainability Graphic Emissions

Emetimet e ulëta. Ambient i brendshëm më i sigurt.

Çfarë janë emetimet?
Emetimet janë shkarkim i gazrave ndotës në mjedis. Në ambientet e brendshme ato me së shumti clirohen nga llaci I sapoaplikuar, bojrat,  nga sistemet e izolimit dhe nga materiale të tjera ndërtimi. Janë më të dukshme pas përdorimit të disa produkteve të caktuara, por mund të mbesin në ajër për ditë dhe muaj pas instalimit të materialeve. Emetimet përcaktohen si „komponimet organike të avullueshme“ (VOC).

CM 17 Banner with Packshot and EMICODE

Certifikata EC 1. Siguria në shtëpi

Zgjidhni produktet e sigurta me emetime të ulëta. Zgjidhja për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së dikujt është kërkim i produkteve me ndikim të ulët ndaj sigurisë së ajrit në ambient të mbyllur. Shënimi i standardizuar EMICODE ju mundëson që të identifikoni produktet e tilla dhe të merrni vendimet e vetëdijshme për blerjen, e cila nuk është e dëmshme për shëndet.