Skip to Content

Vlerat Tona

Projektet e ndërtimit janë komplekse dhe kërkojnë produkte të specializuara. Të gjitha zgjidhjet që ne ofrojmë janë të bazuara në cilësi dhe përvojë të fituar përgjatë historisë sonë. Partneriteti me zejtarë dhe tregtia e specializuar janë baza për biznesin tonë të suksesshëm. Qëllimi ynë kryesor është të jemi partnerë të besueshëm, të aftë për zejtarët. Duke u ndalur te vlerat tona kryesore Inovacioni, Cilësia, Ekspertiza teknike dhe Qëndrueshmëria ne bëjmë maksimumin për t'ju siguruar zgjidhje inovative, me cilësi të lartë dhe të përshtatshme për sistemin ku do të përdoren. Ceresit perfaqeson besueshmëri dhe cilësi - por edhe përmirësimin e efikasitetit dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.

  • Inovacion
    Inovacion

    Duke qenë më shumë se thjesht risi teknike, produktet dhe teknologjitë tona u ofrojnë përdoruesve tanë profesionistë vlerë të shtuar të prekshme. Dhe duke qenë se nevojat e tyre janë subjekt i ndryshimeve të vazhdueshme, ne qëndrojmë gjithmonë pranë tregut. 

  • Cilësi per profesionistë
    Cilësi per profesionistë

    Baza kryesore për markat tona globale është kontrolli i rreptë i cilësisë në zhvillim dhe prodhim dhe optimizimi i vazhdueshëm i procesit. Kështu plotësohen kërkesat e industrisë së ndërtimit dhe zejtarëve në të gjithë botën, Ceresit kërkon standardet më të larta. 

  • Ekspertizë Teknike
    Ekspertizë Teknike

    Puna kërkimore zhvillimi i gjerë i Henkel gjeneron një fluks të vazhdueshëm të produktesh inovative bazuar në teknologji të reja. 

  • Qëndrueshmëria
    Qëndrueshmëria

    Angazhimi për udhëheqje në qëndrueshmëri është vlera kryesore e korporatës. Si udhëheqës ne synojmë të jemi të parët për zgjidhje të reja për zhvillim të qëndrueshëm duke vazhduar të ndërtojmë biznesin tonë me përgjegjësi dhe të rrisim suksesin tonë.