Lagështia jo vetëm që shkatërron strukturën e ndërtesës, por shkakton edhe probleme serioze shëndetësore për banorët. Henkel e ka zgjidhjen e duhur; përbërja hidroizoluese e aplikueshme për të gjithë ndërtesën, nga themeli deri në çati. Këto kompozime ofrojnë mbrojtje cilësore ndaj depërtimit të ujit në çdo formë. Profesionistët në të gjithë botën i besojnë Henkel-it pikërisht për shkak të ekspertizës së saj në këtë fushë.
Qoftë për përdorim të brendshëm apo të jashtëm, ndërtesa të reja apo rinovimi i ndërtesave të vjetra, vendosja e pllakave në banjo më të vogla apo pishina të mëdha publike, përdorim privat apo publik - Ceresit ofron zgjidhjet e duhura me produktet e saj të koordinuara. Falë përvojës dhe zhvillimit të teknologjive të reja, produktet tona të pllakave ofrojnë performancën dhe qëndrueshmërinë më të mirë të materialit, ndërsa në të njëjtën kohë puna e shtrimit të pllakave është më e shpejtë dhe më e thjeshtë.