Skip to Content

Qëndrueshmëria

Angazhimi për udhëheqje në qëndrueshmëri është vlera kryesore e korporatës. Si udhëheqës ne synojmë të jemi të parët për zgjidhje të reja për zhvillim të qëndrueshëm duke vazhduar të ndërtojmë biznesin tonë me përgjegjësi dhe të rrisim suksesin tonë. Kjo ambicie përfshin të gjitha aktivitetet e ndërmarrjes sonë - përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës, dhe është baza mbi të cilën kemi hartuar strategjinë tonë për vitin 2030: Ne dëshirojmë të arrijmë më shumë dhe trefishimin e efikasiteti tonë në 20 vitet e ardhshme. Në funksion të kërkesës gjithmonë në rritje për burimet natyrore, duhet të përmirësohemi. Për të ecur para duhet të përqëndrohemi në përfshirjen e punonjësve tanë në aktivitetet tona të qëndrueshmërisë, bashkëpunimit tonë me partnerët përgjatë zinxhirit të vlerës pozitive, përmirësimin e vlerësimit, drejtimit dhe komunikimit.

  • Energjia Dhe Klima
    Energjia Dhe Klima

    Përmirësimi i vazhdueshëm i përdorimit të energjisë dhe ujit dhe me pak mbeturina nga lënda e parë, zvogëlon konsumin e burimeve natyrore dhe ul emetimet e CO² gjatë prodhimit. 

  • Shendeti Dhe Siguria
    Shendeti Dhe Siguria

    Duke qenë pa pluhur dhe pa tretës janë dy nga shumë avantazhe të menjëhershme për punëtorët dhe përdoruesit, përmirësimin e cilësisë së ajrit të brendshëm dhe eleminimin e infektimeve të mykut nga kuzhina dhe banjo. 

  • Progres Social
    Progres Social

    Praktikat e qëndrueshme të ndërtimit përfshijnë trajtimin e njerëzve në të gjitha fazat e një projekti. Henkel është i angazhuar në konkurrencë të ndershme, nga ofertat deri në ekzekutim.