CT 77 Grafiato Mozaik Silikon-Akrilik, kokriza 1,0-1,6ose1,4-2,0 mm

Karakteristikat dhe Përfitimet

Grafiato e hollë dekorative për aplikime brenda dhe të jashtë

Vetitë

  • rezistent ndaj kushteve të motit
  • rezistent ndaj gërryerjes
  • thithje e ulët e ujit
  • rezistent ndaj papastërtisë, i lehtë për tu pastruar
  • formula BioProtect - rezistente ndaj kërpudhave dhe algave gati per perdorim
  • ready to use
  • prodhuar me larmi ngjyrash

Lexo më shumë

CT 77 rekomandohet veçanërisht të aplikohet në muret e ekspozuara ndaj gërryerjes brenda ndërtesave, p.sh. në hyrje, korridoret, shkallët. jashtë ndërtesave, CT 77 rekomandohet të përdoret në sipërfaqe të lehtë për t'u ndotur: në piedestalet, kangjella, kornizat e dyerve dhe dritareve.

Në rast të ngjyrave të errëta, aplikimi i CT 77 si mbulesë e fasadës brenda Ceresit Ceretherm Systems me EPS duhet të kufizohet në zona të vogla, p.sh. piedestalet ose detajet arkitektonike. Formula BioProtect është një formë e mbrojtjes fundore të qëndrueshme ndaj kërpudhave, mykut dhe algave. Për shkak të kapsulave speciale me agjent biologjik emetimi i substancave është nën kontroll dhe me efekt afatgjatë.

Hap pas Hapi

E gjithë përmbajtja duhet të përzihet. Nëse shfaqet nevoja, është e mundur të rregulloni trashësinë e produktit që t'i pershtatet kushteve te aplikimit duke shtuar një sasi të vogël të ujit të pastër dhe përsëri duke e përzier. Përdorim i tepërt i ujit e bën aplikimin e materialit të pamundur. Të mos përdoren kontenierë apo vegla të ndryshkura. CT 77 duhet të aplikohet në mënyrë uniforme sipas trashësinë e grimcës së zgjedhur duke përdorur aplikues çeliku të mbajtur në një kënd. Sipërfaqa duhet te lëmohet me të njejtën vegël.

Mos spërkatni me ujë!

Puna duhet të bëhet në një pa pushime, duke mbajtur të njëjtën trashësi të produktit. Nëse ka nevojë për të ndaluar punën, shiriti vetë-ngjitës duhet të aplikohet përgjatë sipërfaqes së përfunduar. Pastaj duhet të hiqet shiriti i cili heq një pjesë të materialit dhe bën të mundur rifillimin e punës. Pas një pushimi, aplikimi duhet të vazhdohet nga vendi shiritit (suvaja e aplikuar më parë mund të mbrohet me shirit vetë-ngjitës).